
Largimi i Jadon Sanchos nga Borussia e Dortmundit ka shtuar zëra për një lamtumirë të parakohëshme nga verdhezinjtë edhe të sulmuesit kryesor Erling Haaland.
Kjo për vetë faktin pasi talenti norvegjez kishte një raport të shkëlqyer me yllin anglez që në ditët e ardhshme do të zyrtarizojë kalimin te Manchester United. E ky kalim nuk i ka pëlqyer aspak bomberit norvegjez, ofertat në drejtim të së cilit nuk mungojnë.
Bayern Munich shihet si destinacioni i ardhshëm për të, por këtu nuk përjashtohet një kalim në Premier League, apo dhe në Spanjë, me Real Madrid që disa herë ka bërë sondazhe për futbollistin.
Poll