
Pavarësisht se Ten Hag ka në organikën e ekipit dy qendërmbrojtës mjaft të mirë si Varane dhe Martinez, duket se Manchester United nuk do ta lërë me kaq dhe kërkon akoma përforcim.
Manchester United thuhet se do ta kthejnë vëmendjen e tyre nga Real Madrid në përpjekje për të siguruar një mbrojtës të klasit të lartë dhe optimizmi po rritet se një marrëveshje suprizë do të arrihet. Ten Hag, dëshiron të sjellë një opsion cilësor në mbrojtje pasi objektivin e parë Kim Min-jae të Napolit, ia u “rrëmbeu” Bayern Munich.
Real Madridi është gati të shesë një nga yjet kryesorë të ekipit. Për këtë arsye pretendohet se ylli që do të shitet është Alaba dhe austriaku është në radarët e United. Priten lajme më të qarta mbi të ardhmen e ishit të Bayernit në ditët në vijim.