
Koulibaly dhe Napoli duken shumë larg njëra tjetrës. Mbrojtësi është pranë kalimit te Mancheëster United, pasi egziston një marrëveshje për transferimin në verë. ''Djajtë e kuq'' janë të bindur në blerjen e senegalezit dhe po presin me padurim ardhjen e merkatos verore. Blerja pritet të kushtojë 70-75 milionë, një shifër kjo e ulët për vlerat e lojatrit. Ajo që ka bindur Koulibalyn për largimin është marrëdhënia e keqe me De Laurentis.
Napoli këtë sezon ka pasur mjaft probleme të brëndshmë, që kanë ''trazuar ujërat''. Gazetari italian, Fabio Santini shprehet : ''Napoli do të shesë Kalidou Koulibaly te Manchester United për 70-75 milionë euro dhe gjithçka duket se është vendosur. Një marrëveshje e tillë do të mbyllet vetëm në qershor dhe jo në merkaton e janarit" . Gatussos nuk I ka pëlqyer ky lajm, apsi do humbiste ''shtyllën'' e ekipit.