Manchester United nuk është aspak i kënaqur me sulmuesit që ka momentalisht në ekip. Përveç Rashford, asnjë sulmues tjetër nuk e ka të sigurt qëndrimin në merkaton verore.
“Djajtë e Kuq” po shqyrtojnë tregun, teksa kanë ‘piketuar’ edhe sulmuesin që dëshirojnë të transferojnë. Timo Werner është i preferuari i drejtuesve të United dhe trajnerin Ten Hag. Kartoni i sulmuesit gjerman është në pronësi të Leipzig, por Werner do të jetë pjesë e Tottenham deri në fund të sezonit aktual. Ekziston edhe mundësia që Werner të qëndrojë në Gjermani, por United po shfaq interes serioz.
Skuadra e United është e gatshme të ofrojë deri në 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit të cilin e shohin si përforcimin e duhur për repartin ofensiv të ekipit.