Janë përcaktuar ditën e sotme dy ndeshjet gjysmëfinaliste të Europa League. Man United pas kualifikimit ndaj Granadas do të përballet me Romën që eleminoi Ajax. Ky takim do të luhet më datë 29 prill në Angli, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në Romë.
Sfida tjetër gjysmëfinaliste do të jetë, Villareal-Arsenal. Spanjollët elemiuan Dinamo Zagrebin, ndërsa Arsenal kaloi më tej pas fitores ndaj Slavias. Edhe kjo ndeshje do të luhet më datë 29 prill në stadiumin e Villareal, ndërsa një javë më vonë në Angli. Finalja e madhe do të luhet më datë 26 maji në Gdansk të Polonisë.