
Goditja e madhe e Milanit në merkaton e kësaj vere do të vijë nga Madridit.
Lajmi i bujshëm vjen nga mediat italiane, që zbulon se drejtori teknik, Paolo Maldini ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të kryer disa takime pune me drejtues të Realit dhe Atleticos.
Në shënjestrën e "djallit" janë dy futbollistët, Correa dhe Diaz, me dy gjigantët e La Liga që janë të gatshëm të heqin dorë nga shërbimet e tyre.
Për argjentinasin, Milan ka gati një ofertë për blerjen përfundimtare, ndërsa Mariano Diaz pritet të kalojë në "San Siro" në formulën e huazimit, me opsion për blerje ose jo të kartonit nga ana e italianëve.
Kujtojmë që merkato në Itali mbyllet më 2 shtator dhe deri atëherë, Milan premton surpriza.