Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Majtoshi i frikshëm i Maqedonisë, 150 mijë euro për Erald Çinarin

Shkruar nga NEWSPORT
Majtoshi i frikshëm i Maqedonisë, 150 mijë euro për Erald

Erald Çinari u transferua në merkaton e verës së shkuar te Shkëndija e Tetovës dhe siç duket qëlloi në shenjë. Sulmuesi anësor i kuqezinjve shkëlqeu duke u shndërruar në protagonistin kryesor të skuadrës. Performanca e mirë ka rënë edhe në sytë e të huajve që janë gati të hapin thesin për shërbimet e tij.

Burime të besueshme pranë lojtarit tregojnë për Newsport.al se nga Ukraina ka ardhur një ofertë konkrete në drejtim të klubit të Shkëndijës. Bëhet fjalë për shifrën e 150 mijë eurove. Por, drejtuesit kuqezi janë treguar të prerë duke lënë të nënkuptohet se nuk janë të kënaqur me atë shifër.

Sakaq dëshira e lojtarit është të provojë një kampionat më të fortë, pasi realisht ka arritur të gjejë formën pas kthimit nga Turqia. Ai u aktivizua me kuqeblutë në 14 ndeshje duke mundur të realizojë plot 8 gola dhe 5 asiste me fanelën e Shkëndijës së Tetovës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga