
Për meritë edhe të futbollistit shqiptar, Colorado Rapids mori një tjetër fitore të rëndësishme. Këtë herë Gashi nuk arriti të realizonte një dygolësh sic ndodhi në derbin shqiptar ndaj San Jose-së së Jahmir Hykës, por dha asistin e golit të fitores 1-0 për Coloradon në sfidën ndaj Sporting Kansas City-it.
Gashi i cili këtë sezon aktivizohet në rolin e mesfushorit të krahut të djathtë e ka disi më të vështirë të shkojë rregullisht te goli, megjithatë kuqeziu është padiskutim frymëzuesi i cdo aksioni sulmues të skuadrës së trajnerit Pablo Mastroeni.
Poll