Armand Muslika
Armand Muslika është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Tottenham U18 ka fituar në shtëpi përballë Fulham. Sfida e vlefshme për Premier League U18, përfundoi 1-0.
Ishte pikërisht mesfushori 16-vjeçar i Shqipërisë U17, i cili shënoi golin e vetëm në këtë sfidë. Ekzekutimi perfekt i goditjes së dënimit nga Muslika, bëri që “Spurs” të merrnin 3 pikët.
Ky është goli i 10-të sezonal për mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Vlen të theksohet se gjithashtu 16-vjeçari ka dhuruar edhe 3 asiste.
Poll
