Goli i Stiven Shpendi
Në ndeshjen e javës së 26-të në Serie B mes Frosinones dhe Empolit, sulmuesi i Shqipërisë U-21 Stiven Shpendi i ktheu “prozhektorët” drejt vetes me dopietë.
Shpendi hapi serinë e golave në minutën e 18-të, ndërsa gjeti sërish rrugën e rrjetës të 54’. Edhe pse Empoli nuk ia doli të marrë 3 pikët, pasi ndeshja u mbyll 2 – 2, Stiven Shpendi e bëri më së miri detyrën, dygolësh dhe lojtari me notën më të lartë sipas “Flashscore”, 9.0.
Në 24 ndeshje në Serie B me Empolin gjatë këtij sezoni, sulmuesi shqiptar ka 9 gola, cikli më i mirë si profesionist, ndonëse është vetëm 22 vjeç.
Poll
