Goli i Cristian Shpendit
Edhe pse Cezena dhe sulmuesi i Shqipërisë Cristian Shpendi bënë gjithçka për të dalë me pikë kundër Spezias në shtëpi, nuk ia dolën, duke u mposhtur 3 – 2. Shpendi shënoi shumë herët, që në minutën e 4-të.
Me evoluimin e lojës, miqtë fituan “terren” dhe barazuan me Artistico. Me këto “ngjyra” u mbyll pjesa e parë. Berti i dha sërish avantazhin bardhezinjve, ama Spezia nuk e kishte thënë ende “fjalën e fundit”.
Aurelio dhe Artistico përmbysën gjithçka, duke siguruar 3 pikët e “arta” skuadrës së tyre, e cila vinte pas një momenti të vështirë rezultatesh. Për Cezenën e Cristian Shpendit, kjo ishte humbja e 3-të radhazi në Serie B, ndërsa mbajnë vendin e 8-të me 37 pikë.
Poll
