Teuta – Partizani, një sfidë ku efekti fushë, të paktën në sezonin e kaluar ka qenë zero. Dy fitore të kuqtë në Niko Dovana, dhe po kaq suksese të durrsakëve në “Qemal Stafa”. Gugash Magani e kë të qartë se bëhet fjalë për një takim që i ka të tre reuzltatet brenda, por premton se të besuarit e tij do të futen në fushë për të marrë maksimumin dhe pa ndjenjën e inferioritetit.
“Vitin e kaluar Partizani ka fituar dy takime në fushën tonë dhe po kaq herë kemi fituar edhe në në fushën e këtij kundërshtari. Është një ndeshje që i ka të tre rezultatet brenda, por ne nuk do të zvarritemi për të marrë një pikë, pasi synojmë maksimumin e mundshëm”, shprehet Magani për Supersport.
51-vjecari vlerëson afrimet e janarit, por ndaj të kuqve zbulon vetëm aktivizimin e Prognit titullar, pasi është një lojtar që e njeh mirë superioren.
Markovic e ka përligjur besimit tim, edhe pse e kam aktivizuar me vetëm dy ditë stërvitje, ndërsa Progni është një lojtarë me eksperiencë që e njeh futbollit tonë.
Në klasifikimin e përgjithshëm ka një ngjeshje të skuadrave nga vendi i kaërt tek i nënti, ndaj Magani paralajmëron se do të ketë një garë të ashpër dhe se të rrezikuara janë shumë ekipe.
Në renditje më afër kemi Lacin, Flamurtarin dhe Vllazninë, por unë them se janë edhe ekipe të tjera, pasi janë shumë pikë në lojë. Mbijetesën do ta sigurojë ekipi që do të dijë t’i menaxhojë më mirë situatat, sidomos në anën psikologjike.
Ndaj Vllaznisë në Kupë dhe Kukësit në kampionat, Teuta edhe pse luajti një futboll të bukur, dështoi të shënonte në portën kundërshtare, por sipas Maganit ky problem po vihet re te të gjitha skuadrat e superiores.