Besa do presë Tomorin në stadiumin e Luzit. Besojeni ose jo, kavajasit prej kohësh nuk luajnë në stadiumin e qytetit, pasiqë nuk plotësohen kushtet minimale për zhvillimin e një ndeshje futbolli. Dikur skuadra e Besës i jepte tonin futbollit tonë, ndërsa sot nuk ka stadium duke u detyruar të gjejë gjetkë strehë.
Me dy Kupa të Republikës dhe një Superkupë, rënia në Kategorinë e Parë ka bërë që skuadra mos "ngrejë kokë" prej shtatë sezonesh tanimë, duke mbetur edhe pa shtëpi.
Nën drejtimin e Artan Mërgjyshit, verdhezinjtë presin Tomorin nesër në 13:30 për Kategorinë e Parë, me shpresën e tri pikëve dhe kapjen e zonës së promocionit për të shpresuar deri në fund elitën.

Poll