
Lushnja ka mbyllur këtë fazë të kampionatit në vendin e fundit me vetëm 8 pikë të grumbulluara. Edhe pse ecuria e ekipit nuk ka qenë ajo që u pretendua në fillim të kampionatit, lagunarët nuk dorëzohen, përkundrazi, kanë nisur përgatitjet për merkaton.
Pritet që myzeqarët të ndërhyjnë në fillim të janarit për të përforcuar grupin aktual të lojtarëve dhe për të vazhduar me pjesën e mbetur të kampionatit me shpresën se mund të dalin nga fundi i tabelës së klasifikimit.
Lidhur me merkaton, trajneri Hysen Dedja ka marrë mbështetjen e plotë të bashkisë për të bërë gati listën me lojtarët që i nevojiten, gjithmonë duke pasur parasysh se buxheti nuk është shumë premtues.
Poll