Lushnja-Besa është një nga takimet që ka prodhuar përherë rivalitet. Edhe pse ndeshja direkte e kësaj fundjave në Lushnjë do jetë thjeshtë miqësore, kavajasi që ka dhënë shumë për gazetarinë sportive, Fatmir Efica, sjell në memorie disa statistika tejet interesante. Ajo që vlen të përmendet është fakti se nga 33 sfidat mes tyre, 17 të tilla janë mbyllur barazim.
Efica thotë se shumica e golave që Besa i ka realizuar lushnjarëve mbajnë firmën e autorëve të ndryshëm. Në fund të shkrimit, ai "bekon" Besën, ku shpreson se do rikthehet në elitën e futbollit shqiptarë pas disa kohësh, me historinë që i jep plotësisht të drejtë.
Postimi:
Miqesorja e dyte ne vigjilje te startit te sezonit te ri 2021-22 per Besen e Kavajes luhet pasditen e 14 gushtit ne Lushnje. Perballe skuadres myzeqare. Nga 21 qershori 1946 kur kane luajtur te paren miqesore mes tyre (takim ky i mbyllur 2-2), rekordin ne 33 ndeshjet e deritanishme e kane takimet e perfunduara me barazime, plot 17 te tilla. Pra dicka me teper se gjysma e tyre. Nderkohe ne 33 golat qe ka shenuar Besa ndaj Lushnjes (dallon mesatarja e shenimit nga nje gol per ndeshje), vetem tre lojtare kane shenuar nga dy gola. Konkretisht Shyqyri Shala, Bledar Mancaku e Dorjan Bubeqi. Ndersa jane 27 lojtare te tjere qe kane realizuar vetem nga nje gol. Per here te fundit ne Lushnje Besa ka fituar me 07.10.2020 (1:0) me golin e realizuar nga Adonis Zeqiri ne 18'. Kujtojme se Besa ndeshjen e pare miqesore e ka luajtur ne Lezhe te merkuren me 11 gusht 2021 dhe ka barazuar 1-1, Per Kavajasit goli u shenua nga Eledio Muzhaqi ne 36'. Nje kuriozitzet tjeter eshte fakti i luajtjes se nje miqesorjeje Lushnja - Besa ne Ulqin te Malit te Zi me 24.01.2007 (mbyllur me barazim 1-1) kur te dyja ekipet gjendeshin ne te njejtin vend per fazen pergatitore dimerore, Te golasenuesit e Beses ndaj Lushnjes dallojne edhe golat e te huajve Ishaka Abdulla e Cinonso Onuh dhe nje i Lushnjarit Fatjon Sefa ne barazimin 1-1 me 07.09.2013 ne Kavaje. Edhe pse jane vetem miqesore ne thellesi te historise e statistikave te ketyre ndeshjeve ka plot e plot gjera te tjera interesante. Se fundmi e urojme Besen te futet ne sezonin e ri me pretendimet e saj maksimale per te bere realitet ngjitjen e rikthimin e saj aty ku e meriton. Ne familjen elitare te Kategorise Superiore...
