
Vazhdojnë kritikat për Ligën e Kombeve. Pas Jurgen Kloop, edhe futbollisti i Liverpool Dejan Lovren ka derdhur një lumë kritikash për kompeticionin më të ri nga Uefa.
Futbollisti kroat e ka quajtur atë një kompeticion qesharak dhe të pa kuptimtë. " Është pa kuptim të luash gjithë ato ndeshje pa fituar diçka realisht", kanë qënë fjalët e tij.
Mbrojtësi i cilëson ndeshjet e Ligës së Kombeve si ndeshje miqësore. " Mund t'i quani si të doni ato ndeshje , në fund të ditës janë ndeshje miqësore", është shprehur kroati, i cili luan sot përballë Anglisë.
Poll