
Përfundojnë dy sfidat e para në Champions League. Një natë golash për dy skuadrat e Ajax dhe Sporting që kanë arritur të fitojnë me rezultatet, 4-0 dhe 0-3 respektivisht. Rangers dhe Frankfurt nuk mund të bënin asgjë veçse të dalin nga fusha kokëulur.
Për holandezët shënuan Alvarez në minutën e 17, Tadic në 32’ dhe Kudus 33’. Serinë e golave do t’a mbyllte Bergëijn në minutën e 80 ku edhe do të largohej i dëmtuar pas golit. Ajax i dërgon mesazh të qartë Liverpoolit që do të luajë përballë Napolit në Itali.
Në Gjermani u luajtën vetëm 45 minuta. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë ku u ndëz edhe sfida. Në minutat 65 dhe 67, dy gola të shpjetë zhbllokuan sfidën. Eduards dhe Trincao kaluan në avantazh Sportingun që do të vuloste sfidën në minutën e 82 me Nuno Santos për të mbyllur ndeshjen me rezultatin 0-3.