
Chelsea pret Zenit sonte në orën 21.00, në kuadër të Champions League. Blutë e Londrës janë favorit absolut për të triumfuar, çka duhet ta tregojnë në fushë.
Trajneri Tomas Tuchel po mendon për formacionin zyrtar. Nga minuta e parë në sulm pritet ta nisë Lukaku. Jorginho dhe Kovaçiç japin siguri në mesfushë, gjë që e kanë treguar edhe më parë. Në portë qëndron Mendy, ndërsa prapavija pritet të formohet nga Rudiger, Christiensen, Azpilicueta, dhe Alonso.
Formacioni i mundshëm i Chelsea: Mendy, Rudiger, Christensen, Azpilicueta, Alonso, James, Jorginho, Kovacic, Mount, Havertz, Lukaku.
Poll