Lukaku mban në ankth Belgjikën, sulmuesi i Interi në “luftë” me kohën për “Katar 2022”
Shkruar nga NEWSPORT
Prezenca e Romelu Lukakut në “Katar 2022” është kthyer në qendër të vëmendjes. Akoma nuk dihet me saktësisht nëse sulmuesi do të jetë i gatshëm për kampionatin botëror apo jo.
“Fluturimi” i tij drejt Belgjikës për t’iu nënshtruar të tjerave vizitave mjekësore nën kujdesin e mjeksëve të kombëtares ka bërë me ankth stafin e skuadrës.
Rikthimi i tij siç duket nuk ka shkuar siç duhet dhe për këtë rrezikon seriozisht pjesmarrjen në “Katar 2022”, me 29-vjeçarin që tashmë është në “luftë’ me kohën për rikuperimin e tij të plotë, me ndeshjen e parë të Belgjikës më 23 nëntor kundër Kanadasë.
Nerazzurrët njoftuan javën e kaluar se 29-vjeçari kishte pësuar një tendosje në bicepsin femoral të kofshës së majtë.