
Në vigjilje të finales së FA Cup kundër Liverpool, trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, është pyetur edhe për të ardhmen e sulmuesit kryesor, Romelu Lukaku. Pas një sezoni të shkëlqyer tek Interi, Lukaku u transferua te Chelsea, duke u rikthyer te blutë e Londrës për plot 100 milionë euro.
Po ky transferim nuk ka rezultuar i suksesshëm për palët dhe Lukaku, ka shprehur publikisht dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Interi. Agjenti i Lukakut tha se bomberi belg mund të transferohet tek Interi, ose dhe te Milani këtë verë.
Për këto deklarata të agjentit të Lukakut, është përgjigjur trajneri Tuchel, i cili u shpreh: “Nëse Lukaku po planifikon largimin, atëherë le të flasë me presidencën. Nëse nuk dëshiron të flasë me mua, të takohet me presidentin”.
“Është e drejta e tij të flasë me personat që dëshiron. Ne si staf, do të flasim me të gjithë futbollistët në fund të sezonit dhe do të vendosim për të ardhmen e tyre”, tha mes të tjerash Tuchel.