Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Luis ENRIQUE te PSG-ja, ja kur pritet të zyrtarizohet te kampionët e LIGUE 1

Shkruar nga NEWSPORT
Luis ENRIQUE te PSG-ja, ja kur pritet të zyrtarizohet te kampionët e

Luis Enrique do të jetë trajneri i ri i PSG-së. “La Parisien” ka raportuar se aventurës së Christophe Galtier në Paris i ka ardhur fundi.  Detajet e fundit mes timonierit francez dhe drejtuesve të parizienëve po diskutohen për ndërprerjen para kohe të kontratës mes tyre.

Galtierit do t’i paguhet një dëmshpërblim prej rreth 6 milionë eurosh, pasi ka kontratë deri më 30 qershor 2024.

Ndërkohë nga ana tjetër Enrique ka rënë dakort për një kontratë 2-vjeçare dhe me opsion edhe për një vit tjetër. Marrëveshja është arritur dhe tashmë zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë javën e ardhshme. PSG-ja  po punon gjithashtu për transferimin e Lucas Hernandez nga Bayern Munich dhe Lee Kang-In nga Mallorca.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga