Paris Saint-Germain u rikthye tek fitorja në kampionat, duke mundur Rennes në transfertë me rezultatin 1-3. Një fitore e rëndësishme për ekipin parizien që rrit gjithashtu moralin e ekipit.
Por edhe pse ekipi i tij mori 3 pikët, trajneri i parizienëve, Luis Enrique reagoi me nervozizëm në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Ai iu drejtua “egër” një gazetari, me këtë të fundit që e pyeti teknikun spanjoll nëse ka vend për përmirësim në lojën e tyre.
“Ju shikoni vetëm anën negative, është e pabesueshme. Për mua Rennes ishte më mirë në 25 minutat e para dhe prandaj mendoj se do të përmirësohemi. Por lojtarët nuk janë makineri dhe futbolli përbëhet nga këto episode. Gazetarët e rinjë e kuptojnë, por ti nuk kupton asgjë”, iu drejtua Enrique gazetarit i cili bëri pyetjen.