Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Luhen kartat për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, MESSI përballë “murit” holandez, NEYMAR kundër MODRIC

Shkruar nga NEWSPORT
Luhen kartat për në gjysmëfinalen e Kupës së

Pas dy ditësh pushim, sot Kupa e Botës do të zhvillojë dy duele mjaft të rëndësishme dhe të veçanta, teksa Katar 2022 ka hyrë në fazën më të “nxehtë” të tij, pasi tashmë skuadrat do të kërkojnë biletën e gjysmëfinales.

Një sfidë plot interes është ajo mes Kroacisë dhe Brazilit që do të luhet duke nisur që nga ora 16:00, ku në stadiumin “Education City Stadium” do të jetë një “luftë” e vërtetë. Regjizori Luka Modric do të vihet përballë yllit brazilian, Neymar. Në letër Brazili është favorit për të kaluar në turin tjetër, por kroatët e Dalic kanë treguar se tashmë ata mund të cilësohen si një skuadër e madhe, ndërsa kërkojnë t’iu vërtetojnë se nuk kanë ardhur për të shëtitur në Katar.

Përballje “titanësh” mund të konsiderohet sfida mes Holandës dhe Argjentinës, takim që luhet në orën 20:00, me dy ekipët që do të synojnë të vazhdojnë rugëtimin  e tyre në këtë turne. Lionel Messi duhet të dhurojë përsëri nga magjia e tij ditën e sotme, për të bërë të mundur edhe depërtimin në “murin” holandez, siç do të theksonte dhe Van Dijk që do të jenë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Mbetet për t’u parë nëse sërish Van Gaan do të mund të “bllokojë” Messin e “uritur” sin ë Botërorin e 2014.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga