Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luftëtari përcakton fazën përgatitore, zbuloni detajet

Shkruar nga NEWSPORT

Luftëtari ka nisur përgatitjet prej disa ditësh dhe trajneri Mladen Milinkoviç po kryen përgatitje intensive për të "shoshitur" lojtarët më të mirë nga të ardhurit në provë. Nga skuadra e vitit të shkuar, vetëm pak kanë mbetur në përbërje, ndërsa po shihet mundësia e afrimit të 4 deri në 6 të huajve.

[caption id="attachment_17565" align="alignleft" width="300"]Hoteli në Nausa-Pigadia, aty ku do të qëndrojë Luftëtari Hoteli në Nausa-Pigadia, aty ku do të qëndrojë Luftëtari[/caption]

Ndërhyrje do të ketë në çdo repart, por sa iu përket lojtarëve shqiptarë, bluzinjtë ende nuk e kanë përcaktuar se kë do të afrojnë. Emrat të lakuar ende nuk ka, por që pritet që firmat të vijnë të gjitha brenda një dite sipas burimeve pranë këtij ekipi. Sa i përket fazës përgatitore, trajneri serb Milinkoviç ka "spastruar" të rinjtë që nuk janë premtues dhe ka mbajtur disa prej tyre, ndërsa sot skuadra do të kthehet sërish në grumbullim në Gjirokastër për të vazhduar përgatitjet.

Të martën ose maksimalisht të enjten, ekipi bluzi do të udhëtojë drejt Greqisë ku do të qëndrojë minimalisht 2 javë për të kryer fazën përgatitore të verës. Vendi i përcaktuar është në Nausa - Pigadia, aty ku shkojnë skuadrat më të mëdha të kampionatit helen për fazën përgatitore pasi temperaturat janë të ulta dhe ka shumë pyje. Ky vend është preferuar më parë edhe nga Bylisi. Është zgjedhur ky vend, pikërisht për të përcaktuar edhe miqësore me ekipet greke, ku Luftëtari do të testojë forcat përpara nisjes së sezonit futbollistik në Shqipëri.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga