
Ekipi i Luftëtarit ka përfunduar fazën përgatitore në Turqi. Një foto e postuar në rrjetet sociale nga lojtarët e ekipit, mësohet se ekipi është nisur nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, ku do zhvillojnë përgatitjet e fundit për pjesën e mbetur të kampionatit.
Luftëtari ka ecur mjaft mirë gjatë zhvillimit të fazës përgatitore, ku në dy miqësoret që zhvilloi 7-të gola. Forma e mirë e lojtarëve, tregon se gjirokastritët kanë kthyer të japin maksimumin në javët e mbetura.
Ekipi është i plotë dhe nuk raportohet të ketë probleme lidhur me ndonjë dëmtim të mundshëm.
Poll