Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luftëtari bën përforcime, afrohet një serb në pankinë

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari bën përforcime, afrohet një serb në

Luftëtari ende nuk ka plotësuar skuadrën për kampionatin që do të nisë më 7 shtator. Kur kanë mbetur dhe 20 ditë nga nisja e sezonit dhe 15 ditë nga mbyllja e transferimeve, bluzinjtë ende nuk kanë plotësuar listën me 25 futbollistë. Vetëm 14 janë nën kontratë, ndërsa një pjesë e mirë e tyre ndodhen ende në provë apo në bisedime me klubin, në një kohë që trumbetohet se do të afrohen futbollistë të huaj.

Megjithatë, lëvizje te Luftëtari ka, bëhet fjalë për pankinën. Mladen Milinkoviç ka thirru një bashkëkombas të tijin në skuadër, Marko Jovanoviç. Ky i fundit është përgatitës atletik dhe i bashkohet skuadrës në periudhën më të papërshtatshme, pasi faza e ngarkesës fizike është duke u zbehur, pasi do të nisë sezoni. Ndërsa nesër në orën 17:00 gjirokastritët do të luajnë miqësoren e radhës kundër Apolonisë në Fier.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga