
Serie A nis sot javën e 34-të me 3 përballje ku në orën 18:00 luhet gjithçka për gjithçka. 4 javë nga fundi i kampionatit, zona Champions është më e zjarrtë se kurrë dhe sot do të kemi 2 duele direkte. Në fakt do të kemi një luftë mes 2 qyteteve më të mëdha, Milano dhe Roma, teksa Milani pret Lazion në San Siro ndërsa Interi sfidon Romën në kryeqytet.
Lazialët janë më të qetë teksa mbajnë vendin e dytë me 64 pikë, 1 më shumë se Juventus, 4 më shumë se zikaltërit dhe 6 nga Roma e Milani megjithatë rreziku është pranë.
Problem situata për Milanin dhe Romën që aktualisht janë larg Championsit, në vendet 6 dhe 7 që të dërgojnë në Conference League megjithatë 12 pikët e mbetura në lojë mbajnë çdo llogari të mundshme hapur ndaj skuadrat janë bërë gati për marshin e fundit.