Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Luftë" për lojtarin, në Sarandë i bëjnë presion Luftëtarit: Ai doli në stërvitje me ju, por është i yni

Shkruar nga NEWSPORT

Lojtari Mario Mërkuri është kthyer në çështje në Kategorinë e Dytë. Klubi i Butrinti ka shpërndarë një foto të tijën përmes rrjeteve sociale, ku është i veshur me fanellën e AF Luftëtarit. Nga Saranda tregojnë se Mario Mërkuri ndodhet nën kontratë atje, pavarësisht se është shfaqur në stërvitje me gjirokastritët.

Madje Butrinti i ka kujtuar AF Luftëtarit dhe lojtarit në fjalë, që për raste të tilla ekzistojnë sanksione. Ky është rast i rrallë, mes dy ekipeve të ligës së tretë të futbollit shqiptar për nga rëndësia. Kujtojmë se si AF Luftëtari dhe Butrinti ndodhen në grupin B të Kategorisë së Dytë. Gjirokastritët mbajnë vendin e dytë, ndërsa sarandiotët ndodhen në të tetin.

Postimi i KS Butrinti në rrjetet sociale:

Ekipi i Butrintit shpreh indinjate te thelle ne lidhje me veprimet e njeaneshme te pajustifikueshme te Lojtarit Mario Merkuri i cili eshte shfaqur ne pamje ne stervitje me uniformen e ekipit Luftetari  . Z.Merkuri ka nenshkruar kontrate me ekipin Butrinti me afat deri ne 30.04.2024 kontrate e cila eshte depozituar edhe prane Federates e neneshkruar midis paleve ne shtator 2023 ( Marios dhe Administratorit te Ekipit ) per federimin e lojtarit prane ekipit Butrinti . E bejme kete komunikate per te informuar opinionin e gjere dhe tifozerine e ekipit se veprime te tilla jane te denueshme ,  te sankionuara ne kontrate por edhe ne regulloren e federates . I bejme thirje drejtuesve te ekipit Luftetari qe perpra se te vijoj me tej , te ndjeke proceduren ligjore per marjen e nje lojtari te ri kur ka dijeni se ka nje kontrate ne fuqi me nje ekip tjeter pasi pjese e sanksioneve do te jete edhe ekipi luftetari . Edhe pas rikonfirmimit nga federata ju garantojme  se lojtari Mario Merkuri nuk do ti jepet Kartoni i shkeputjes nga ekipi Butrinti dhe nuk ka anje rruge ligjore per tu federuar nga Ekipi Gjirokastrit kur lojtari vazhdon te jete i federuar me ekipin tone  .Lutemi Z.Merkuri qe te reflektoje sa me pare pasi sankionet per te edhe per ekipin ku pretendon se do te aderoj do te jene te ashpra. Ju falenderojme.

[caption id="attachment_717989" align="alignnone" width="669"]Postimi i Butrintit Postimi i Butrintit[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga