Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Luftë” për kreun në “Etihad Stadium”, CITY – ARSENAL “paralizon” Anglinë (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Premier League ditën e sotme do të zhvillojë disa nga ndeshjet e javës së 30-të të saj, teks në fushë do të zbresin ekipe si City, Arsenal, Liverpool dhe Chelsea.

Gjithçka do të nisë me duelin mes Nottingham dhe Brighton në orën 20:30, ndërsa vetëm 15 minuta më vonë do të jetë radha e Chelsea për të zbritur në fushën e lojës. Blutë do të sfidojnë Brentford, ndërsa synojnë rikthimin te fitorja që iu mundon prej më shumë se 5 javësh.  Po në orën 20:45 do të zhvillohet edhe sfida mes Ëest Ham dhe Liverpool.

Por jo vetëm kaq, pasi në orën 21:00 e gjithë Anglia do të “paralizohet” nga dueli mes Manchester City dhe Arsenal. Një sfidë direkte që vendos shumë për titullin kampion, teksa skuadra e Pep Guardiolës ka vetëm 5 pikë më pak në renditje dhe dy sfida më shumë për të zhvilluar. Në “Etihad Stadium” të gjithë do të mbajnë frymën, teksa një lojë me plot emocione dhe spektakël pritet të jetë dueli mes dy kreyesuesve të Premier League.

[caption id="attachment_690019" align="alignnone" width="640"] Ndeshjet e sotme ne Premier League[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga