
Shtëpitë e futbollistëve janë kthyer në prenë e preferuar të grabitësve. Së fundmi, në shënjestrën e tyre ka përfunduar banesa e yllit të Atletico Madrid, Alvaro Morata.
Teksa po derdhte djersë në transfertën e Ishujve Faraoe, një grup hajdutësh të armatosur thyen xhamat e banesës së spanjollit. Nga aty, ata morën sende me vlerë të madhe, ndërsa familjarët e Morata pësuan një shok emocional.
Reagimi i policisë spanjolle ishte i menjëhershëm, por ndërhyrja e tyre ishte në kohë vonesë, pasi grabitëshit i shpëtuan prangave.
Poll