Dinamo fitoi 2-0 ndaj Tiranës, në ndeshjen që vlejti për 1/8-ën e Kupës së Shqipërisë. I ftuar në Skaner në MCN TV është i mirënjohuri Sulejman Starova, i cili analizoi këtë 90 minutësh. Starova shprehet se ekipi i Shkëmbit e meritoi fitoren, pasi ishte e mobilizuar. Ai kritikoi bardheblutë, ku tha se nuk mjafton që të luash mirë kur e shikon që rivali po dominon.
"Unë kam thënë që nëse Dinamo do titullin, duhet të gjykojmë ndryshe. Dinamo është për Kupat e Europës. Në këto kushte, kur shikon dy ekipe që luajnë me formacionin e plotë, do të thotë se e kanë vlerësuar ndeshjen. Kur shikon lojën, Dinamo ishte e mobilizuar për të fituar. Lexohet edhe shpirti i garës. Nuk mjafton që kur e sheh që po luan mirë rivali, të zgjohesh. Unë them se Tirana ka marrë një goditje serioze për kampionatin. Unë them që Tirana ka marrë një bonus negativ" -Tha ai.
Se kush do ia dalë të kualifikohet, do e mësojmë pas ndeshjes së dytë.
