Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Luajnë të enjten në "Air Albania", Ballkani uron 28 nëntorin: Qofshim gjithmonë si KOMB i bashkuar dhe faqebardhë

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë të enjten në "Air Albania", Ballkani uron 28
Ballkani është një nga skuadrat që përqafëson shqiptarët në Europë. Kampionët e Kosovës të udhëhequr nga Ilir Daja ia kanë dalë që të jenë në grupet e Conference League për të dytin vit radhaz. Një sukses i jashtëzakoshëm për ekipin nga Suhareka. Kampionët e Kosovës kanë bërë një urim special në Ditën e Pavarësisë. Nuk ka si të mos kujtohet edhe komandanti legjendar Adem Jashari. “Shqiptarë të dashur, 28 nëntori mbetet për ne ndër festat më të përzemërta dhe më emocionuese që kemi. Ky muaj i bekuar për kombin tonë, bartë në vete sakrificën dhe krenarinë shumë shekullore të brezave, që na mësuan e na trashëguan ndjenjen për atdheun dhe unifikimin e ndërsjellë, pavarësisht se në sa shtete jetojmë. Themelet e Kalasë së Krujës, historia e ndritur e Vlorës së Ismail Qemalit, tek ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Kulla e pathyeshme në Prekaz, tek dalja në skenë e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, na bëjnë borxhli që idealet e gjithë gjeneratave atdhetare, mos t’i humbim e mos t’i përbuzim asnjëherë. Amanetet e tyre ishin që shqiptarët të jenë bashkë dhe bashkë do jemi, gjithmonë! Urime të gjithëve kjo datë e pashlyeshme, qofshim gjithmonë si komb, faqebardhë ”, ka shkruar Ballkani.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Ballkani (@fcballkaniofficial)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga