Prishtina do luajë me Folgore në fazën parakualifikuese të Champions League. Kampionët e Kosovës kanë mësuar kundërshtarin vetëm pak minuta më parë, me UEFA që hodhi short për katër skuadrat që do marrin pjesë në këtë raund.
Bardheblutë e Kosovës kanë “peshkuar” një kundërshtar të lehtë, ndërsa nuk diskutohet kalimi ndaj kampionëve të San Marinos në këtë raund. Nëse kalon Folgore, Prishtina do përballet në finale me HB Torshvan ose Inter Club e’Escalandte. Raundi i parë I gjysmëfinaleve do luhet në 22 qershor, ndërsa finalja në 25 qershor. Kjo mini-fazë do zhvillohet në Ishujt-Faroe.