Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Luajnë ndeshjen e “jetës” ndaj Napolit, dy rikthime “big” për Xavi Hernandez

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë ndeshjen e “jetës” ndaj Napolit, dy rikthime

Barcelona do të presë në shtëpi skuadrën e Napolit për të bërë mes tyre llogaritë e ndeshjes së kthimit në fazën e 1/8-ave të Champions League. Takimi i parë i zhvilluar në “Diego Armando Maradona’ ka përfunduar në barazim 1-1 dhe katalanasit do të kërkojnë fitoren për t’u kualifikuar në çerekfinalen e këtij kompeticioni. Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00.

Në fakt për skuadrën e udhëhequr nga Xavi Hernandez është detyrim fitorja dhe kualifikimi, teksa kjo sfidë për ta mund të konsiderohet edhe si ndeshja e “jetës”. Lajm i mirë për trajnerin spanjoll është rikthimi i dy lojtarëve “big” të cilët munguan në duelin me Mallorcan në kampionat.

Ronald Araujo dhe Robert Leëandoëski, do të jenë pjesë e formacionit titullar të Barcelonës kundër Napolit. Në këtë mënyrë të dy lojtaarët marrin vendin e tyre në formacion, me stafin e katalanasve që shpresojnë të ndihmojnë skuadrën drejt kualifikimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga