
Jemi vetëm pak orë para finales së madhe mes Argjentinës dhe Francës, ku vëmendja do të përqendrohet e gjitha në Katar, për të mësuar se cila do t’ia dalë të sigurojë trofeun e lakmuar.
Për këtë duel dhe për Lionel Messin në vençati janë të shumta deklaratat dhe i fundit që ka dhënë mendimin e tij është legjenda gjermane, dhe fituesi i Kupës së Botës, Lothar Matthaus, teksa e ka quajtur Lionel Messin, si lojtarin e mijëvjecarit.
“Unë sinqerisht uroj që Messi të fitojë Kupën e Botës, sepse ai më ka dhënë mua dhe tifozëve të tjerë të futbollit kënaqësi me lojën e tij gjatë 17-18 viteve të fundit. Për mua, Messi është futbollisti i mijëvjeçarit”, ka shkruar Matthaus në një rubrikë për prestigjiozen “Bild”.