Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Conference League. Pjesë e këtij shorti ishte edhe Lorik Cana, që tërhoqi goglat. Roma gjen Bodo/Glimt, me norvegjezët që i mposhtën në grupe 6-1 italianët.
Në sfidat e tjera, Feynoord gjen Slavia Praha, Marseille luan me PAOK, ndërsa Leicester kundër PSV. Gjithashtu janë mësuar edhe çiftet gjysmëfinale. Fituesi i ndeshjes katër luan me atë një, ndërsa fituesi i çiftit 2 me atë 3.
Ndeshjet e para çerekfinale do zhvillohen në 7 prill dhe ato të kthimit në 14 prill. Gjysmëfinalet zhvillohen në 28 prill dhe 5 maj, për të pritur finalen e madhe në 25 maj në Tiranë.
SHORTI LIVE:
Ndeshja 4/ Leicester City (ENG) - PSV Eindhoven (NED)
Ndeshja 3/ Marseille (FRA) - PAOK (GRE)
Ndeshja 2/ Feyenoord (NED) - Slavia Praha (CZE)
Ndeshja 1/ Bodø/Glimt (NOR) - Roma (ITA)
