Me rastin e ditës së Pavarsisë, shumë urime kanë ardhur për Shqipërinë dhe shqiptarët, nga shumë vënde të botës.
Kjo festë është uruar edhe nga lojtarët e Arsenal. Futbollistët me origjinë shqiptare të këtij ekipi, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë uruar ditën e veçantë të kombit.
Mustafi ka postuar nëj foto në rrjetet sociale, ku duket bashkë me Xhakën, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe e kanë shoqëruar me shkrimin: " Urime 28 nëntorin, dita e flamurit Kombëtar, asnjëherë mos harro nga vjen."
Pavarsisht se njëri luan për kombëtaren e Gjermanisë dhe tjetri për Zvicrën, të dy lojtarët nuk e harrojnë origjinën e tyre.
Poll