
Mbrëmjen e nesërme në FA Cup do të luhet një ndeshje shumë e fortë, sikurse është ajo mes Arsenal dhe Manchester United. Në lidhje me këtë sfidë, mund të ketë një rikthim në fushën e lojës të Alexis Sanchez, i cili do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij.
Ky rikthim, do të jetë pas shumë kohësh, pasi kiliani nuk aktivizohet përn jë kohë të gjatë me United. Kujtojmë që në të njëjtën kohë, anësori është edhe lojtari më i paguar në Premier League që kur i është bashkuar 20 herë kampionëve të Anglisë në janarin e shkuar. Alexis përfiton 505 mijë stërlina në javë.
Poll