Lojtari më i mirë i sezonit të fundit, Tirana “godet” në merkato
Shkruar nga NEWSPORT
Izuchukwu Oforah është lojtari më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka bërë goditjen e radhës në merkato duke afruar një volejbollistët që spikatën në sezonin që lamë pas.
Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar bëhet me dije se ai do të jetë i gatshëm për Kupat e Europës. Padyshim një afrim me shumë peshë në radhët e bardhebluve të volejbollit që tashmë do të kenë në skuadër shërbimet e njërit prej lojtarit më të mirë të edicionit të shkuar.
“Welcome Izuchukwu Oforah.
KS Tirana godet në merkato duke afruar në ekip një ndër lojtarët më të spikatur të sezonit që lam pas në Shqipëri, I.Oforah.
Oforah është bashkuar menjëherë me ekipin dhe do të jetë i gatshëm edhe për Kupat e Europës ku KS Tirana është në pritje të zhvillimeve të fundit për përcaktimin e datës dhe fushës ku do të zhvillohen ndeshjet kundër ekipit Izraelit, Maccabi Tel Aviv”, thuhej në njoftimin e klubit të Tiranës.