Nedim Bajrami është zgjedhur si "lojtari më i mirë" i javës së 34-të në Serie B italiane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi një supergol në fitoren 4-2 që Empoli mori pak ditë më parë ndaj Breschia.
Bajrami jo vetëm që shënoi gol, por bëri edhe një paraqitje shumë të mirë në fazën sulmuese duke u zgjedhur kështu si lojtari më i mirë i javës në Serie B. Bajrami ishte një nga lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja në Kombëtare për 3 ndeshjet kualifikuese të Kupës së botës në muajin mars.
Problemet me dokumentacionin penguan mesfushorin që të zbriste në fushë, ndërsa UEFA nuk ka dhënë dritën jeshile për shkak se Bajrami ka luajtur disa ndeshje me Zvicrën U21 pasi kishte mbushur moshën 21-vjeçare e sipas rregullores nuk lejohet që lojtari të ndryshojë Kombëtare.
