
Leo Messi mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Kontrata e tij me klubin blaugran e nxjerrë të lirë lojtarin nëse dëshiron largimin. Lajmi po qarkullon në të gjithë mediat e huaja, ndërsa El Chiringuito konfirmon se një gjë e tillë është pohur edhe nga agjenti i lojtarit.
Messi ka mundësi që në fund të sezonit të largohet falas nga Barcelona pasi kontrata e tij është bazuar në besnikërinë që argjentinasi ka me klubin. Tashmë ngelet për t'u parë në fund të sezonit nëse Messi do të zgjedh të largohet apo të firmos sërish një kontratë të re me Barcelonën.
Poll