
Mohammed Kudus shënoi golin e katërt për Ajax fitoren e djeshme përballë Spartës. Ganezi nuk e festoi golin, por ia dedikoi atë Christian Atsu, që u gjet i pajetë nën rrënojat pas tërmetit në Turqi. Kudus hoqi fanellën dhe poshtë kishte një bluze ku shkruhej: “RIP ATSU”.
Por arbitri nuk e ndëshkoi për këtë heqje fanelle. Pas ndeshjes Kudus zbuloi se çfarë i tha arbitri Van Boekel: “Ne kemi rregulla futbolli, por kjo është përtej futbollit, kjo është midis jetës dhe vdekjes. Arbitri më tha që nuk është e lejuar heqja e bluzes, por ai e kupton që kjo është një situatë më shumë se futbolli. Një respekt i madh nga ana ime për arbitrin”, është shprehur Kudus.
Poll