
Milan po përjeton ditë të nxehta në këtë merkato verore, ku në ditët e para të qershorit pa ti largoheshin Ibrahimovic, Maldini dhe Tonali i cili u shit për shumën rekord në Neëcastle për 80 milionë euro.
Megjithatë, në kampin kuqezi janë afruar prurje të reja ku spikasin Pulisic, Loftus Cheek, Rejnders, Sportiello, Romero dhe së fundmi Okafor. Në anën tjetër, Giorgo Furlani së bashku me Moncadën po punojnë për të mbyllur marrëveshjen me Chukwueze ku palët janë drejt akordit.
Lidhur me këto zhvillime ka folur ish drejtori sportiv i skuadrës, Ariedo Braida, i cili e nis me shitjen e Tonalit.
“Britanikët nuk na surprizojnë më. Tregu prej pak kohësh na ka bërë të kuptojmë se më të mirët prej nesh largohen më shpesh. Në të kaluarën, yjet vinin në Serie A, tani më pak. Duhet të punosh me imagjinatën dhe të tregosh talentin tënd në gjetjen e zgjidhjeve sepse ka lojtarë përreth. Ajo që Napoli bëri me Kvaratskhelia është dëshmi e kësaj, por nevojitet intuitë. Fatkeqësisht, futbolli funksionon kështu. Britanikët përdorin burimet e tyre ekonomike dhe kanë shumë prej tyre, të cilat i lejojnë të marrin më të mirat në Evropë: në këtë mënyrë blenë Tonalin dhe të tjerët”.
Largimi i Maldinit zë një peshë të madhe, duke u konsideruar nga i gjithë grupi kuqezi si njeriu i familjes dhe që për Braidën kjo është një humbje e konsiderueshme.
“Një personazh si Maldini sigurisht që kishte peshë të konsiderueshme brenda klubit dhe në dhomat e zhveshjes. Është e qartë dhe evidente. Kur lojtarët e gjejnë veten përballë një kampioni të këtij lloji heqin kapelen. Kushdo që vjen nga një pjesë tjetër e Evropës mendon: "Jam përballur me një lojtar të cilit i detyrohem një respekt të jashtëzakonshëm, sepse ai shkroi historinë e 30 viteve të fundit të Milanit dhe para kësaj ai ishte babai i tij". Jemi përballë një karakteri shumë të rëndësishëm. Në jetë gjithmonë themi: 'Kur vdes një papë, bëhet një tjetër'. Por Maldini është një person i thellë për atë që ka përfaqësuar. Gjithkush mund ta mendojë si të dojë, por ishte historia e Milanit”.
Ndërkaq, një koment ai e dha dhe për lojtarët që janë afruar nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli.
“Në futboll, koha është treguesi më i mirë. Jam pak i shqetësuar për Chelsean, i cili përfundoi i 12-ti në Premier League dhe po bën lojtarë të tepërt. Më shqetëson pak dhe flas pak si njeri që siguroj jetesën nga ky profesion. Por ata janë lojtarë që sigurisht do të jenë të mirë, në Itali do të tregojnë se në Angli na kuptojnë pak (qesh). Mund të jetë, futbolli është krejtësisht e kundërta e gjithçkaje, por gjithçka është për t'u provuar".