Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lojtarët e Partizanit dhe Skënderbeut drekojnë bashkë, lojtarët e Tiranës me të dashurat, ndërsa te Kukësi nuk takohen që në dasëm…

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtarët e Partizanit dhe Skënderbeut drekojnë bashkë,

Në këtë sezon të ri futbollistik konkurrenca dhe rivaliteti mes skuadrave është rritur. Përveç kësaj duket të ketë edhe një "luftë" ndërmjet lojtarëve për sa i përket postimeve nëpër rrjetet sociale. Shumë herë kemi parë foto të ndryshme të futbollistëve të njohur të Superiores, apo dhe të Kategorisë së Parë.

Por, një detaj bie në sy te ekipet që rivalizojnë për titull në këtë edicion. Futbollistët e Skënderbeut, po ashtu dhe të Partizanit janë parë të drekojnë së bashku nëpërmjet fotove të postuara në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë ata tregojnë që fryma në grup është e fortë dhe pozitive.

Ndërkohë që te Kukësi dhe Tirana nuk ndodh e njëjta gjë. Te verilindorët nuk i kemi parë më së bashku që prej dasmës së Musollit. Nëpër fotot e tyre ata tashmë shfaqen të vetëm, ose me familjarët e tyre. Sakaq edhe te bardheblutë nuk ndodh e njëjta gjë si te Partizani dhe Skënderbeu. Futbollistët e Tiranës janë shfaqur nëpër rrjetet sociale me njeriun e zemrës të tyre, ku mund të përmendim kapitenin Karabeci me të dashurën e tij, Teqjën me të fejuarën, apo Takun me bashkëshorten. Siç shihet forma e mirë që po kalojnë te Skënderbeu dhe Partizani qëndron pikërisht te fryma pozitive në grup.

[gallery size="full" columns="1" ids="40442,40443,40447,40444,40446,40445,40448,40449"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga