
Bruno Guimaraes është një nga synimet serioze që Barcelona ka në listë për të përforcuar ekipin. Qëllimi i katalanasve është që të mbyllin gjithçka në merkaton e ardhshme verore.
Mesfushori, përflitet se ka një kaluzolë lirimi prej 100 milionë paundësh në kontratën e tij aktuale me Newcastle. Një shifër kjo e papërballueshme për financat e klubit spanjoll, por mesa duket këta të fundit nuk e kanë në plan të dorëzohen.
Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Barcelona do të ofrojë para, plus një nga lojtarët e saj për të transferuar brazilianin në “Camp Nou. Emra konkretë nuk janë dhënë nga ana e spanjollëve, por negociatat pritet të nisin që në janar.
Poll