Lojtar i PSG-së që në janar, vjen sot zyrtarizimi i Milan Skriniar
Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë vjen zyrtarizimi. Milan Skriniar zyrtarisht është lojtar in PSG-së. Palët arritnë marrëveshjen mes tyre që në merkaton e janari dhe vetëm ditën e sotme u bë e mundur prezantimi i lojtarit.
Pas zyrtarizimit të Luis Enriques radhën e mori Skriniar, me sllovakun që mbylli sezonin me Interin në Serie A. Parizienët kanë nënshkruar me mbrojtësin deri në vitin 2028.
“Paris Saint-Germain njofton se Milan Skriniar ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me klubin. Kontrata e mbrojtësit sllovak është deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit francez.