
Nga 1 janari e tutje, Takumi Minamino do jetë lojtar i Liverpool. Kjo është marëveshja e arritur, me lojtarin që dje ka kryer vizitat mjekësore. Kujtojmë që Minamino ka luajtur në ndeshjet që Salzburg zhvilloi në Champions, kundër Liverpoolit. 24 vjeçari do ketë një klauzolë largimi prej 7,2 mln pound.
Ish lojtari i Salzburg ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 11 assiste, në 22 paraqitje totale me ekipin nga Austria. Vlen të përmdnet fakti se lojtari nuk pritet të jetë një titullar fiks i formacionit të Klopp, pasi konkurenca është shumë e madhe. Trajneri i ''the reds'' ka si synim fillestar inkuadrimin e tij në mekanizmat e lojës së Liverpool.
Poll