
Moises Caicedo ka qenë prej kohësh objektivi kryesor për Chelsean, për të përforcuar repartin e mesfushës. Mesfushori i Brighton shihej nga drejtuesit e "Bluve të Londrës" si ideali për atë pozicion.
Por tashmë gjithçka ka ndryshuar, pasi Brighton ka arritur marrëveshje me një tjetër klub anglez për të shitur mesfushorin. Bëhet me dije se Liverpool ka arritur akordin për ta transferuar Caicedon në "Anfield" për shumën e 127 milionë eurove.
Këtë transferim e pohoi dhe trajneri Jurgen Klopp:
"Klubet kanë rënë dakord, por nuk dihet nëse vizitat mjekësore do të bëhen sot".
Poll