Sadio Mane, lojtari i Liverpool në një prononcim të dhënë për mediat ka folur në lidhje me titullin kampion. Anësori është shprehur se në lidhje me këtë çështje është shumë herët për të folur, pasi sapo ka kaluar gjysma e kampionatit, kështu që duhet të jenë me këmbë në tokë.
“Premier League? Mund të them se është shumë herët për të folur në lidhje me këtë çështje”, ka thënë ndër të tjera sulmuesi.