Menjëherë sapo ka nisur pjesa e dytë, në minutën e 55-të, Martial shënon një autogol qesharak.
Sapo ka përfunduar pjesa e parës mes Psg dhe United, me shifrat 0-1.
Duheshin 20 minuta lojë që sfida të ndizej. United fiton një penallti, në të cilën shënon Bruno Fernandes. PSG tenton të reagojë, por e ka gati të pamundur.
PSG dhe Manchester United përballen me njëra tjetrën në kuadër të takimit të parë të ndeshjeve të grupeve.
Parisienët e nisin nga minuta e parë me Neymar-Di Maria-Mbappe në repartin e avancuar. Në krahun tjetër, surpriza është Telles. United beson në aftësitë e Martial, i cili besohet se do bëjë diferencën. Së bashku me këto dy ekipe në grupin H janë edhe Baskasehir dhe Leipzig.

Bruno fernandes for united. #mufc pic.twitter.com/4HLDrGpEg6
— Saquon. (@IAmSaquon) October 20, 2020